11 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaUNHCR: Më shumë se 1.5 milionë njerëz tashmë janë larguar nga Ukraina...

UNHCR: Më shumë se 1.5 milionë njerëz tashmë janë larguar nga Ukraina te fqinjët e tyre

Më shumë se 1.5 milion njerëz tashmë janë larguar nga Ukraina në 10 ditët e fundit dhe janë shpërngulur në vendet fqinje, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), transmeton MIA përcjell frontline.mk.

Është “kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkroi në Twitter Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi.

Numri i refugjatëve që kaluan nga Ukraina në Poloni pritet të kalojë një milion sot.

Të dhënat polake tregojnë se vetëm dje 129 mijë persona kaluan kufirin me Ukrainën fqinje, që është një ditë rekord që nga fillimi i sulmit rus.

Burrave në moshë mobilizimi u ndalohet të largohen nga vendi, kështu që shumica e grave dhe fëmijëve kalojnë kufirin.

Gjatë këtyre 10 ditëve të luftës në Rumani, 227,000 ukrainas u larguan, 163,000 hynë në Hungari dhe 114,000 në Sllovaki.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments