15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaUkraina thotë se afro 20 mijë të huaj po i bashkohen për...

Ukraina thotë se afro 20 mijë të huaj po i bashkohen për të luftuar kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka njoftuar për një “mobilizim të paprecedentë” të të huajve që duan të luftojnë për Ukrainën.

Ai këtë e bëri të ditur në një prononcim të shkurtë në Kiev, të dielën, raporton The Kyiv Independent, transmeton Gazeta Express.

“E gjitha bota sot është në anën e Ukrainës dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, ka thënë Kuleba, duke shtuar se Kievi e ndien mbështetjen jo vetëm nga qeveritë e huaja, por edhe nga qytetarët e zakonshëm.

“Mobilizimi i njerëzve të lirë të botës është thjesht i mahnitshëm. Veteranë me eksperiencë dhe vullnetarë nga 52 vende të botës erdhën te ne. Kjo është dëshira e tyre. Ne nuk i punësuam ata, nuk i stimuluam në ndonjë mënyre. Është dëshira e tyre që të luftojnë në anën e së mirës”, tha ministri.

Kuleba tha se nuk ka të drejtë të zbulonte të dhëna për ata që kanë arritur në Ukrainë, por tha se bëhej fjalë për një numër të madh aplikantësh.

“Numri i përgjithshëm i aplikimeve po i afrohet 20 mijëshit”, theksoi ai.

Ditë më parë, presidenti Zelensy u ka bërë thirrje të huajve vullnetarë që t’iu bashkohen në luftën kundër Rusisë.

“Kushdo që dëshiron t’i bashkohet mbrojtjes së Ukrainës, Europës dhe botës mund të vijnë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rus të luftës”, kishte thënë Zelensky.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments