10.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaUkraina: Rusia ka furnizuar me armë grupet e armatosura në Hamas

Ukraina: Rusia ka furnizuar me armë grupet e armatosura në Hamas

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës (GUR) pretendoi se armët po përdoren nga grupet e armatosura të Hamasit në betejat kundër Izraelit ditët e fundit, kanë ardhur nga Rusia. Një deklaratë e GUR pretendonte se armët u sekuestruan nga trupat ruse në luftimet në Ukrainë dhe se dorëzimi i tyre në Hamas ishte një “provokim në shkallë të gjerë kundër Ukrainës”.

“Hapi tjetër, sipas planit rus, duhet të jetë akuzimi i rremë i personelit ushtarak ukrainas për shitjen e armëve perëndimore te terroristët në baza të rregullta”, thuhet në deklaratën e GUR. Në njoftim nuk përmendet se çfarë arme janë këto. Burime pranë Hamasit kanë publikuar video të luftëtarëve të grupit që mbanin armë të ngjashme me pushkët e sulmit amerikan M4.GUR gjithashtu thotë në deklaratën e saj se Rusia mund të përdorë deklaratat e ish-oficerit të rojes kufitare ukrainase Ruslan Syrovoi në betejën e saj propagandistike. Të dielën, kanalet ruse në Telegram ngarkuan një video të Syrovoy i cili thotë se punon për shërbimet ruse të sigurisë që nga viti 2014. “Falë Syrovoy, u bë e mundur të kryheshin sulme të sakta artilerie dhe ajrore në objektet e Forcave të Armatosura të Ukrainës,” shkroi kanali rus jozyrtare Bezsonov. Megjithatë, nuk përmendet furnizimi i supozuar i Hamasit me armë në këtë kontekst.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments