16.1 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaMbi 1300 të vrarë nga të dyja palët, nis rrethimi i plotë...

Mbi 1300 të vrarë nga të dyja palët, nis rrethimi i plotë i Gazës, Izraeli thërret 300 mijë rezervistë

Konflikti mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamas po merr përmasa gjithmonë e më të mëdha.

Ministria e Mbrojtjes e shtetit hebre ka urdhëruar ushtrinë që të kryejë një rrethim të plotë të Rripit të Gazës, ndërsa luftimet nuk kanë ndaluar.

“Nuk do të ketë elektricitet, as ushqim apo karburant. Do të jetë gjithçka e mbyllur”, u shpreh ministri Yoav Gallant. “Po luftojmë me njerëz kafshëror dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat”, shtoi ai.

Ushtria izraelite ka urdhëruar mobilizimin e 300 mijë rezervistëve në 48 orët e fundit pas shpalljes së luftës. “Lideri i Hamasit është një njeri i vdekur”, thanë krerët e ushtrisë izraelite.

Sulmet me raketa të Hamas kundër Izraelit po vazhdojnë, me qindra të tilla të lëshuara në orët e fundit, ndërsa janë dëgjuar shpërthime edhe në Jeruzalem.

Izraeli njoftoi rimarrjen e kontrollit mbi komunitetet e tij pranë Gazës, por disa militantë mbeten ende aktivë në zonë. Bilanci i jetëve të humbura është tepër tragjik, nga të dyja palët. Mbi 800 njerëz janë vrarë në Izrael dhe mijëra të tjerë përfunduan të plagosur apo lënduar.

Autoritetet e shtetit hebre raportojnë për qindra njerëz të rrëmbyer nga militantët e Hamas dhe se po punojnë për lirimin e tyre. Mbi 500 palestinezë kanë humbur jetën në Gaza, pas kundërpërgjigjes së ashpër ajrore të Izraelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments