12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeUji në Strugë është shtrenjtuar, qytetarët: Paguajmë për punësime partiake!

Uji në Strugë është shtrenjtuar, qytetarët: Paguajmë për punësime partiake!

Në Strugë janë rritur faturat e ujit. Për qytetarët janë më të larta për 35 për qind, ndërsa për kompanitë 57 për qind. Poashtu çmimi për pranimin dhe derdhjen e ujërave të zeza për amvisëritë është rritur për 80 për qind, ndërsa për kompanitë 90 për qind. Pro këtij vendimi votuan këshilltarët e LSDM-së dhe BDI-së. Qytetarët janë të revoltuar. Thonë se kjo është goditje tjetër në xhepat e tyre dhe dyshojnë se në fakt po paguajnë për punësime partiake në ndërmarrje.

“Kush po i pyet qytetarët, dihet – askush, asgjë. Kush bën çfarë të dojë. Është shumë për kushtet e sotme, është e tepërt”, u shpreh një qytetar.

“Struga ta bëjë këtë! E kuptoj po ta bënte Berova ku nuk ka ujë, por Struga!, nuk e di. Me këtë financojmë punësimet partiake, me çmimin e ujit, mbeturinave”, tha një tjetër qytetar.

Në reagimin e Aleancës për Shqiptarët në Strugë thonë se edhe pse çmimet e faturave janë në rritje, nuk ka shërbime më të mira për qytetarët.

“Ka amortizim ekstrem të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Në disa pjesë ka ende tuba azbestçimentoje. Rrjeti i ujësjellësit ka shpesh probleme në funksionim. Lagje të tëra nuk kanë ujë dhe ka probleme me pastërtinë dhe cilësinë e ujit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit, Dashmir Nasufi, thotë se çmimin e ujit nuk e përcakton komuna, por Komisioni Rregullator në bazë të të dhënave dhe kostove që i ka paraqitur pushteti lokal. Përkundër çmimeve më të larta të faturave, ndërmarrja ende po grumbullon borxhe. Aktualisht borxhi arrin në 3 milionë euro. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments