22.4 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaSportU17/ Kosova ,fiton miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut 2:1, golin...

U17/ Kosova ,fiton miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut 2:1, golin për RMV e shënon Hisar Ali sulmues i Shkëndijës.

Kombëtarja e Kosovës U17 ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut U17, me rezultat 2:1.

Edhe kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Të parët në epërsi kaluan futbollistët mysafirë, me golin e shënuar nga Hisar Ali, në minutën e 21-të (1:0). Me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë dardanët e rinj u angazhuan më shumë në kërkim të golit dhe në minutën e 75-të arritën të barazojnë shifrat përmes Leart Salihut. Ky gol iu dha energji shtesë djelmoshave tanë, të cilët në minutën e 90-të pas këmbënguljes së madhe arritën që të gjejnë edhe golin e fitores, kur Ermal Krasniqi shënoi për ta vendosur rezultatin përfundimtar, 2:1.

=========

Hisar Ali super sulmuesi I Shkëndijës me Maqedoninë U-17 shënon super gol ndaj Kosovës U-17

Pas barazimit në përballjen e parë,Maqedonia e Veriut U-17 ka arritur të pësojë disfatë ndaj Kosovës U-17 .

Dy super talentët e Shkëndijës të kësaj gjenerate Hisar Ali dhe Albion Musliu kanë treguar edhe njëherë vlerat e tyre për Reprezentacionin jo vetëm me lojë të mirë por edhe duke shënuar secili nga një gol në dy ndeshjet e luajtura.
Ndeshja e parë ishte 1:1 kur shënoi Musliu,ndërsa në të dytën ishte Hisar Ali që shënoi një super gol nga 25 metra.


Maqedonia e Veriut U-17 e drejtuar nga strategu Dashmir Beari që po tregon lojëra të mira ndaj shumë përfaqësuesve të ndryshme ka humbur
minimalisht në ndeshjen e dytë ndaj Kosovës U-17 .Ishte Hisar Ali ai që zhbllokoi rezultatin duke përfunduar kështu pjesa e parë ndërsa në të dytën rezultati final u përmbys me fitore të Kosovës.

Para disa ditësh Maqedonia e Veriut U-17 mundi Qipron me rezultat të thellë 3:0.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments