10.8 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeU kërcënua me jetë Albin Kurti, i del në mbështetje partia e...

U kërcënua me jetë Albin Kurti, i del në mbështetje partia e Kadri Veselit

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas kërcënimit me jetë që e mori Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti.

“Kërcënimi më jetë i deklaruar nga Kryeministri tani më i shkarkuar nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare” duhet të hetohet urgjentisht nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Kjo është një çështje shumë serioze”, ka shkruar Bytyçi.

“Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar më parë, por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

Kurti tha dje se është se është kërcënuar me jetë nga Garda Vullnetare Shqiptare./Insajderi.org

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments