23.7 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaLajmeBotaU dhunua fizikisht në rrugë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen , pëson frakturë...

U dhunua fizikisht në rrugë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen , pëson frakturë të lehtë në trup

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka pësuar një frakturë të lehtë në trup nga sulmi fizik me të cilin u përball ditën e djeshme në kryeqytetin Kopenhagen.

Agresori 39-vjeçar do të paraqitet për t’u marrë në pyetje para një gjyqtari në lidhje me sulmin, nga i cili kryetarja e qeverisë pësoi plagë të lehta.

Frederiksen, një socialdemokrate, e cila ka qenë kryeministre që nga viti 2019 dhe është cilësuar si pretendente për një post të lartë në BE, ishte dërguar në spital për një kontroll dhe ngjarjet e saj zyrtare për të shtunën janë anuluar, tha zyra e kryeministrit.

Sulmi i të premtes erdhi dy ditë përpara se votuesit danezë të shkojnë në qendrat e votimit në zgjedhjet evropiane, dhe pas disa incidenteve të dhunës kundër politikanëve në Evropë.

Në maj, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u qëllua dhe u plagos rëndë. Një anëtar i Parlamentit Evropian nga Partia Social Demokrate (SPD) e Gjermanisë u godit teksa vendoste postera në Dresden. Një senator gjerman u dërgua për pak kohë në spital pasi u godit në kokë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments