Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka pësuar një frakturë të lehtë në trup nga sulmi fizik me të cilin u përball ditën e djeshme në kryeqytetin Kopenhagen.
Agresori 39-vjeçar do të paraqitet për t’u marrë në pyetje para një gjyqtari në lidhje me sulmin, nga i cili kryetarja e qeverisë pësoi plagë të lehta.
Frederiksen, një socialdemokrate, e cila ka qenë kryeministre që nga viti 2019 dhe është cilësuar si pretendente për një post të lartë në BE, ishte dërguar në spital për një kontroll dhe ngjarjet e saj zyrtare për të shtunën janë anuluar, tha zyra e kryeministrit.
Sulmi i të premtes erdhi dy ditë përpara se votuesit danezë të shkojnë në qendrat e votimit në zgjedhjet evropiane, dhe pas disa incidenteve të dhunës kundër politikanëve në Evropë.
Në maj, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u qëllua dhe u plagos rëndë. Një anëtar i Parlamentit Evropian nga Partia Social Demokrate (SPD) e Gjermanisë u godit teksa vendoste postera në Dresden. Një senator gjerman u dërgua për pak kohë në spital pasi u godit në kokë.