16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeU.D. Kryetari i OVL së U Ç K -së, Faton Klinaku, thirrje...

U.D. Kryetari i OVL së U Ç K -së, Faton Klinaku, thirrje Shqipërisë që të mos e ekstradojnë në Hagë ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili është arrestuar më 31 korrik nga autoritetet shqipare.

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, i ka bërë thirrje Shqipërisë që të mos e ekstradojnë në Dhomat e Specializuara në Hagë të Holandës ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili është arrestuar më 31 korrik nga autoritetet shqipare.

Klinaku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka kërkuar që shteti shqiptar të mos ekstradojë askënd në Dhomat e Specializuara në Hagë, ngase sipas tij, akuzat e të ashtuquajturës Gjykatë Speciale janë kryekëput politike. Ai ka konsideruar se institucionet e Shqipërisë janë “sovrane”, ndërsa ato të Kosovës të “gjora”.

“Dritan Goxhaj ka dhënë intervista në gazeta e televizione të ndryshme dhe mund të ketë nxjerrë ndonjë emër që është dëshmitar aty, por bazuar në praktikën e Gjykatës Speciale, intervistat e tij do të ballafaqohen e përdoren kundër të akuzuarve në Hagë”, ka shkruar Klinaku të enjten.

Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Ai iu bashkua UÇK-së si oficer i ushtrisë shqiptare dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments