20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeRMV, nesër seanca për ndryshimet kushtetuese

RMV, nesër seanca për ndryshimet kushtetuese

Në vigjilje të seancës parlamentare ku do të diskutohen ndryshimet kushtetuese, politika maqedonase vijon të jetë ende e përçarë. Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski ekziston rreziku që tashmë pengesë për ecurinë e procesit të integrimit të bëhen vetë maqedonasit.

 “Lidhur me amendamentet nuk kishte asnjë vërejtje. U prezantuan para OJQ-ve, para akademikëve, para partive dhe amendamentet nuk prekin çështjet e popullit maqedonas. Mendoj se debati 10-ditor është mundësi e mirë që qytetarët të binden se është një proces për realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimit në NATO.”

Pa përmendur emra, ai tha se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka deputetë që janë pjesë e ish-shërbimit sekret jugosllav.

 “Ne kemi ende një deputet në Kuvend që vjen nga radhët e “UDB-së”. E ju prisni që ai të çojë vendin drejt BE-së? Nuk mundet. Shtetin në BE mund ta çojnë vetëm politikanët e rinj, të cilët kanë parë se çfarë duan gjeneratat e reja”.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE është e bindur se mazhoranca do të dështojë sërish për të votuar ndryshimet kushtetuese.

 “Nesër do të shihet sërish se nuk do të ketë asnjë ndryshim të Kushtetutës. Gjithçka që po bën Kovaçevski është duke mbajtur peng shtetin për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar në pushtet edhe një ditë”.

Ndërkohë që partitë opozitare shqiptare kërkojnë që pjesë e diskutimeve kushtetuese të bëhet edhe përcaktimi për gjuhën shqipe.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments