15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajme“TVSH-ja ime” fillon kthimi i parave të qytetarëve nga 2.100 denarë

“TVSH-ja ime” fillon kthimi i parave të qytetarëve nga 2.100 denarë

Që nga dita e premte filloi pagesa e TVSH-së, projekt me të cilin, përmes skanimit të faturave, qytetarët marrin rimbursim në shumën maksimale prej 2.100 denarë për çdo tremujor. Sipas drejtoreshës së DAP, Sanja Lukarevska rimbursimi do të jetë në vlerë prej rreth 790 milionë denarë, të cilin do ta marrin 459.670 qytetarë.

“Një nga projektet më të suksesshme është “TVSH-ja Ime”, e ka justifikuar plotësisht ekzistencën e tij. Nga sot fillojmë të paguajmë për tremujorin e kaluar. Për tremujorin e tretë të vitit 2023, rimbursimi do të jetë rreth 790 milionë denarë dhe do të vlejë për 459.670 qytetarë, përfitues të kësaj mase. Numri i përdoruesve po rritet dhe falënderoj qytetarët që janë inspektorët tanë që raportojnë se çfarë bëjnë dhe na mundësojnë të luftojmë ekonominë gri”, tha Lukarevska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments