18.7 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeTurqia thotë se do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor

Turqia thotë se do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor

Turqia tha të enjten se më 1 dhe 2 shtator do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor.

Njoftimi erdhi disa orë para mbledhjes së parlamentit në Greqi, ku pritet të ratifikohet një marrëveshje me Egjiptin, që përcakton kufijtë detarë midis dy vendeve, një hap për të cilin Turqia ka ngritur shqetësime.

Shtetet anëtare të NATO-s, Greqia dhe Turqia, gjenden në mes të një tensioni që ka të bëjë me mosmarrëveshjet për kontrollin e ujërave mesdhetare lindore.

Tensionet u përshkallëzuan pasi Ankaraja dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Mesdhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments