10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTurqi, numri i viktimave nga COVID-19 rritet në 3.739

Turqi, numri i viktimave nga COVID-19 rritet në 3.739

Ankara

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 3.739, pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 50 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i rasteve të zbuluara me koronavirus po ashtu është rritur në 137.115, me 1.546 raste të tjera.

Koca po ashtu njoftoi se numri i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend është rritur në 89.480, me 3.084 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Që nga shpërthimi i pandemisë, tha Koca, Turqia ka kryer gjithsej 1.33 milionë teste të dyshuara të COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit ka kryer 35.605 teste.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 276 mijë të vdekur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments