19.2 C
Tetovo
E enjte, 30 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaTrump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta

Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet të martën, bazuar, sipas tij, në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, të shtunën.

“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment.

Trump ka thënë, pa ofruar dëshmi, se “rrjedhjet ilegale”, nga Zyra e Prokurorit të Mantahanit, kanë dhënë shenja se ai do të arrestohet.

Ende nuk është bërë e ditur se për çka mund të akuzohet ai./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments