4.3 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTriumf turk në Libi: ja si ra fortesa e fundit e Khalifa...

Triumf turk në Libi: ja si ra fortesa e fundit e Khalifa Haftarit, një humbje ruse

Pasi beteja e katërmbëdhjetë muajsh për Tripolin përfundoi me fitoren e plotë të forcave të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, d.m.th pas tërheqjes së ushtrisë nga lindja e udhëhequr nga Khalifa Haftar, Turqia gjithashtu njoftoi se kontribuoi shumë në rrethimin e Tripolit. Presidenti turk Erdogan ka thënë se Turqia do të vazhdojë të rrisë mbështetjen për Libinë

Lajmi për rënien e fortifikimit të fundit të gjeneralit Khalifa Haftar u njoftua nga Mohammad Gununu, një zëdhënës i Qeverisë së Unitetin Kombëtar (GNA), i cili mbështetet ushtarakisht nga Turqia nën një traktat ndërkombëtar.

Pasi forcat e Haftarit humbën kontrollin mbi bazën e madhe ushtarake Al-Watiya disa ditë më parë, 100 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tripoli, nga ku sulmuan kryeqytetin libian, duke evakuuar forcat e tyre shpejt para një sulmi nga njësitë besnike të Qeverisë së Unitetit Kombëtar (GNA), të udhëhequr ngakryeministri Fayez Al-Sarraj, i cili nga ana e tij ka mbështetje të hapur ushtarake dhe politike nga Turqia, nga Libia po vijnë informacione të reja, të cilat flasin për epërsinë ushtarake të njësive besnike të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Forcat e GNA hynë në qytetinTarhun në agim pa luftë. Kapja e këtij qyteti simbolizon një humbje të rëndë për Haftarin, i cili ishte përpjekur të kapte Tripoli për më shumë se një vit.

Trupat e GNA hynë triumfalisht në qytet të premten në mëngjes. Mediat pretendojnë se popullsia i priti me gëzim. Tarhuna, e vendosur 80 kilometra në juglindje të Tripolit, ishte baza e pasme e forcave të Khalifa Haftarit për të sulmuar kryeqytetin libian. Këto forca kishin filluar të tërhiqeshin drejt jugut për dy ditë, duke lënë pas disa automjete ushtarake dhe municione.

Bastioni i fundit i Khalifa Haftar në Libinë perëndimore u formua në Tarhuna pasi u tërhoq nga qytetet strategjike në rajon, si dhe nga baza Al-Watiya, pastaj nga aeroporti i Tripolit dhe në jug të kryeqytetit.

Kapja e Tarhuna-s shënon një pikë kthese në konfliktin libian. Kjo përfundon sulmin e Marshall Haftarit në Tripoli, i cili u nis në 4 prill 2019, me ndihmën e forcave paraushtarake pro-ruse.

Konflikti në Libi muajve të fundit është shoqëruar me përfshirje në rritje të huaj. Mbështetja e shtuar ushtarake e aleatit turk i mundësoi Qeverisë së Unitetit Kombëtar të arrijë sukses në terren dhe të kthejë ekuilibrin e fuqisë. /tesheshi.com/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments