Tre të vdekurit në fatkeqësinë që ndodhi sot në Rramanli janë fëmijë, konfirmuan edhe nga spitali i Kumanovës dhe fshatarët e Rramanlisë. Tragjedi të tillë banorët e fshatit Rramanli nuk mbajnë mend me numër të madh të viktimave dhe të lënduarve nga një familje. Sipas të dhënave të para të SPB-së Kumanovë, fatkeqësia ka ndodhur pas shpërthimit të bombolës me gaz në shtëpinë familjare të SH.A.
Nga MPB informojnë se rreth orës 10:00 në Rramanli në shtëpinë pronësi e SH.A. gjatë shpërthimit të bombolës tre fëmijë të moshave 8. 9 dhe 11vjet kanë vdekur në vendin e ngjarjes.
Zjarri është shuar nga Njësia e zjarrfikësve të Kumanovës. Është njoftuar prokurori publik dhe ekipi mbikqyrës i SPB-së Kumanovë është dërguar në vendin e ngjarjes me qëllim që të konfirmohen arsyet e fatkeqësisë.
Sot edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu e vizitoi fshatin, u takua me vendasit dhe shprehu ngushëllime.
“Së bashku me zëvendësdrejtorin e Byrosë për siguri publike dhe me zëvendës kryeshefin e SPB-së Kumanovë i shprehim ngushëllime familjes Alimi. Kjo është me të vërtetë tragjedi e madhe. Për fat të keq është konstatuar se tre fëmijët kanë vdekur, shtatë persona janë dërguar në Qendrën klinike Shkup”, tha zëvendësministri Nuhiu.
Ai ka informuar se në vendin e fatkeqësisë kanë dalur prokuroria publike, shërbimet e MPB-së. Sipas vlerësimeve të para thotë zëvendësministri bëhet fjalë për zjarr të shkaktuar nga bombola e gazit. Gjatë ditës dhe në periudhën e ardhshme, pritet raporti përfundimtar i prokurorisë publike. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nëse do t’i ofrohet ndihmë familjes, Nuhiu theksoi se institucionet do të ofrojnë mbështetje nga të gjitha aspektet, duke i përfshirë edhe ekipet mjekësore.
“Tani për tani asgjë nuk mund të them për gjendjen shëndetësore të shtatë personave të dërguar në Qendrën klinike në Shkup”, tha zëvendësministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Kryetari i Bashkësisë lokale, Taxhedin Esapi, ndjen keqardhje për tragjedinë që ndodhi në fshatin e tyre në të cilin humbën jetët tre fëmijë të vegjël.
“Të gjithë jemi në keqardhje. Tragjedi e tillë nuk ka ndodhur në fshat. Mu paraqit kryetari i Kumanovës i cili shprehu keqardhje dhe shprehu gatishmëri t’i ndihmojë familjes”, thotë Esapi.
Komandanti i ndërrimit të Njësisë së zjarrfikësve të Kumanovës, Vidan Trajkovski tha se te ato zjarri është paraqitur në orën 10:10.
“Pas pranimit të lajmit, dolëm në terren me një automjet dhe katër zjarrfikës. Intervenuam në zjarrin në shtëpinë familjare. Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i bombolës me gaz në hapësirën e zjarrit kishte më shumë të lënduar dhe ne kemi informata se tre fëmijë kanë vdekur”, deklaroi Trajkovski.
Zjarri tërësisht është vënë nën kontroll, përkatësisht është shuar.
Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës Snezhana Zaharieva tha se tre të vdekurit janë fëmijë dhe shtatë ishin të lënduar.
Mjeku Zoran Stojkovski gjithashtu konfirmoi se në tragjedinë e tmerrshme tre të vdekurit janë fëmijë.
“Disa në gjendje kritike. Të gjithë pas rianimimit të parë të ofruar janë dërguar në institucionin terciar”, thotë Stojkovska për të lënduarit.
Nga spitali i Kumanovës thonë se lloj të tillë të fatkeqësisë serioze në një familje nuk ka pasur me vite.