8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeRamush Haradinaj shëtitet në Shkup me Musa Xhaferin

Ramush Haradinaj shëtitet në Shkup me Musa Xhaferin

linku https://in7.tv/2020/02/23/ramush-haradinaj-shetitet-ne-shkup-me-musa-xhaferin/

Intensifikohen takimet e politikanëve shqiptarë nga vendi me ata të Kosovës. Disa ditë pasi Ziadin Sela takoi kryeministrin Albin Kurti, zyrtarë të BDl-së si Musa Xhaferi, Ejup Alimi dhe Visar Ganiu janë parë të shoqëruar nga Ramush Haradinaj në Çarshinë e Shkupit.
Siç transmeton Agjencia INA, Haradinaj ka bërë të ditur se sot në Shkup ka ardhur me ftesë të mikut të tij Arsim Papraniku.
“Sot në Shkup, me ftesë të mikut tim Arsim Papraniku. Një biznesmen i suksesshëm, njëherit Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Arsimi me bizneset e tij ka investuar shumë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës”, është shprehur ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments