0.6 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaKurioziteteTranzicioni ekologjik, Brukseli kalon nga karrocat me kalë tek karrocat elektrike

Tranzicioni ekologjik, Brukseli kalon nga karrocat me kalë tek karrocat elektrike

Në veprën e tij, piktori i Sheshit Qendror ka zëvendësuar karrocat me kalë me atraksionin e ri turistik: karrocat elektrike. Që nga fillimi i qershorit, Brukseli është bërë qyteti i parë evropian që ka bërë tranzicionin e plotë drejt këtyre mjeteve.

– Advertisement –

“Pati një sërë faktorësh që më bënë të merrja vendimin për t’i ndaluar karrocat e vjetra. Ishin probleme logjistike, burimesh njerëzore, e të tjera. Nuk gjeja dot instruktor kuajsh, plus edhe ndryshimi etik. Sot marrëdhënia me kafshët është ndryshme dhe nuk pranohet që të kesh një aktivitet tregtar me kafshët”, thotw Thibault Danthine, menaxher i karrocave elektrike, Bruksel.

Në vitet e fundit, kritikat për përdorimin e karrocave me kalë janë rritur. Vitin e kaluar, një kalë ngordhi teksa tërhiqte një karrocë me turistë nëpër vapë.

“Nuk kisha asnjë dyshim se njerëzit do të tërhiqeshin edhe nga karrocat elektrike. Kjo, pasi njerëzit sot duan të përjetojnë eksperienca të pazakonta me familjen ose miqtë dhe karrocat elektrike ua ofrojnë këtë. Gjithashtu, ne i qëndrojmë besnik edhe një stili kohor dhe mendoj se është me rëndësi ta respektojmë trashëgiminë”, shprehet Danthine.

Menaxheri investoi disa qindra mijëra euro në dy mjete të tilla, të cilat u prezantuan në qershor pasi u prodhuan në Poloni. Një mjet i tretë do të nis nga përdorimi këtë verë.

Marka quhet “Anderson”, një referim që i bëhet njeriut të parë që elektrizoi karrocat në vitin 1832. Me një rreze veprimi prej 120 kilometrash, mjeti duhet të karikohet çdo dy ditë.

Të interesuara në këtë alternativë transporti turistik, autoritetet e qyteteve të tjera kanë kontaktuar projektuesin.

Në sheshin qendror të Brukselit, temperaturat arrijnë në 30 gradë. Në të kaluarën, kuajt qëndronin në stalla. Sot, turistët mund të bëjnë një tur pa u shqetësuar për ta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments