6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTramp nuk dëshiron më të mbajë konferenca për shtyp për Covid-19

Tramp nuk dëshiron më të mbajë konferenca për shtyp për Covid-19

Presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se nuk ia vlen më t’u drejtohet gazetarëve për pandeminë me koronavirusin e ri.

Ai këtë e shkroi mbrëmë në Tuiter, pasi shkaktoi polemikë botërore me deklaratën që Covid-19 të mjekohet me mjete dezinfektuese.

“Për çka shërbejnë konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë kur mediat janë të orientuara të shtrojë pyetje armiqësore dhe më pas refuzojnë ta tregojnë të vërtetën ose faktet e sakta. Ata kanë konferenca rekord, ndërsa populli amerikan nuk ka asgjë tjetër përveçse lajme të rreme. Për këtë nuk meriton të mundohem”, ka shkruar Tramp në Twitter.

Tramp të enjten deklaroi se injektimi i mjetit dezinfektues, siç është alkooli izopropil në trup mund të vriste koronavirusin e ri dhe gjithashtu propozoi edhe rrezatim të trupit të pacientit me rrezet UV. Që në vetë konferencën për shtyp, mjeku i kontestoi këshillat e Trampit. Një ditë më vonë, presidenti amerikan tha që ai nuk ka ndarë këshilla, por ka qenë sarkastik.

Drejtoresha e Institutit amerikan të shëndetit publik në shtetin e Ilinois, Ngoki Ezike, tha se është regjistruar rritje e konsiderueshme e helmimeve me mjete dezinfektuese në dy ditët e fundit.

Dr. Ezike tha që kanë pranuar pacientë që me detergjentet janë përpjekur t’i pastrojnë sinuset, ndërsa një person ka bërë gargara me përzierje të zbardhuesit dhe ujit për gojë, për ta shkatërruar koronavirusin e ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments