7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTramp e pezullon përkohësisht emigrimin në SHBA

Tramp e pezullon përkohësisht emigrimin në SHBA

Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se do të urdhërojë pezullim të përkohshëm të emigrimit në SHBA për shkak të epidemisë me koronavirusin e ri dhe ta mbrojë tregun e punës.

Tramp vendimin e paralajmëroi në Tuiter dhe në të vërtetë kjo është politika e tij gjatë e paralajmëruar për uljen e valës së emigrimit në SHBA.

Sipas Partisë demokratike, ky është tentim i Trampit që ta kthejë vëmendjen e opinionit nga udhëheqësia e tij e ngadalshme dhe e keqe me krizën e shkaktuar nga epidemia me Kovid-19.

Hyrja në SHBA për shkak të epidemisë në masë të madhe është e pamundur, kufijtë janë të mbyllura, ndërsa komunikacioni ajror është i ndaluar, për çka vendimi i Trampit interpretohet si tentim që të inkurajohet trupi i tij zgjedhor.

Derisa administrata amerikane paraprakisht paralajmëroi kushte të lehtësuara për marrjen e vizave të përkohshme të punës për punonjësit sezonal bujqësorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments