2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeTragjedia në Tetovë, deputetët e VMRO-DPMNE-së propozojnë Komision anketues

Tragjedia në Tetovë, deputetët e VMRO-DPMNE-së propozojnë Komision anketues

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së te kryetari i Kuvendit gjatë ditës do të dorëzojë Propozim-vendim për formim të Komisionit anketues e cila do ta ketë për qëllim konfirmimin e fakteve dhe përgjegjësisë politike të kompetentëve dhe personave përgjegjës dhe institucioneve për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, deklaroi sot deputetja Rashella Mizrahi.

Mizrahi porositi se dorëheqje të pakthyeshme dhe marrje të përgjegjësisë për arsye morale dhe etike për tragjedinë në Tetovë, duhet të ketë.

“Për fat të keq, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dëshmoi se ai nuk është njeri. Zoran Zaev dëshmoi se nuk është as ai njeri. Natyrisht, tek ata nuk ka virtyt, asnjë kujdes për ndërgjegjen, as sinqeritet. Në to nuk ka kurrfarë ndjenje të përgjegjësisë për tragjedinë e cila ndodhi në Tetovë”, tha Mizrahi.

AKuzoi se në vend të përgjegjësisë dhe përgjigjeve, ditëve të fundit pushteti ka bërë përpjekje ta mbyllë gjithë rastin.

“Katërmbëdhjetë persona, katërmbëdhjetë qytetarë tanë humbën jetën e tyre, ndërsa Zoran Zaev dhe Venko Filipçe as syrin nuk e trembin. Pa kurrfarë turpi e hutojnë opinionin tashmë disa ditë me dorëheqjen e shpikur të Filipçes, dhe pastaj të shtiren se asgjë nuk ka ndodhur”, tha deputetja e VMRO-DPMNE-së.

Mizrahi kërkoi përgjegjësi politike, sepse për arsye etike dhe morale deri tani askush nuk ka dhënë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments