MPB ka njoftuar se me datë 23.01.2025 në ora 18.00 në Stacionin Policor Tetovë B.S. (48) nga fshati Reçicë e Madhe, ka raportuar se djalin e tij H.S.(20) e ka gjetur në shtëpinë e tyre familjare, më saktë në dhomën e tij pa shenja jete. Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për obduksion.