7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaSportTiranë / Trazira të mëdha para ndeshjes Roma-Feyenoord, 12 policë në...

Tiranë / Trazira të mëdha para ndeshjes Roma-Feyenoord, 12 policë në spital

Në prag të ndeshjes së mbrëmjes së sotme ndërmjet Romës dhe Feyenoord në finalen e Konferencës në Tiranë, kanë ndodhur trazira të mëdha.

Para ndeshjes janë përleshur oficerë policie dhe tifozë të Romës, tifozë të Romës dhe Feyenoord, tifozë të Feyenoord dhe vendas.

Më shumë se 60 persona janë arrestuar dhe të paktën 12 policë janë shtruar në spital me lëndime.

Dy policë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Incidente të tilla janë të pritshme në prag të një finaleje europiane futbolli, sidomos kur përplasen skuadra me përvoja jo fort për t’u lavdëruar sa i përket sjelljes së tifozëve. Gjithsesi, duhet pranuar se sprova e parë e autoriteteve shqiptare kaloi me sukses.

Mund të jetë edhe më e vështirë dita e sotme për autoritet vendëse, pasi pritet të mbërrijnë edhe më shumë tifozë të të dyja skuadrave e shumë prej tyre pa qenë të pajisur me bileta.

Përtej këtyre incidenteve, Tirana po përjeton ditë festive, si kurrë më parë, duke përçuar imazhin e një kryeqendre europiane të futbollit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments