13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeAkreditimi i Medresesë “Isa Beu” në duart e deputetëve!

Akreditimi i Medresesë “Isa Beu” në duart e deputetëve!

Akreditimi i Shkollës së Mesme Islame, Medresea “Isa Beu” në Shkup dhe paralelet e saja në qytete tjera, pritet së shpjeti të vendoset në rend ditë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përcjell FLAKA.

Informacionin e bëri të ditur numri një i BFI-së, Shaqir Fetai, i cili edhe pse e quan këtë një hap të rëndësishëm, tha se nuk mund të premtojë nëse do të ndodh akreditimi. Si institucion, tha ai, presin rezultat pozitiv nga Kuvendi.

“Ne jemi tani në një përpjekje të madhe që Medreseja pas shumë dekadave të merr pozicionin e shkollave të akredituara në këtë shtet. Lufta është bërë me vite, këtë vit jemi angazhuar edhe më tepër që ta finalizojmë këtë çështje që nxënëset tona të vazhdojnë të jenë kudo, në çdo Fakultet dhe Universitet, sepse janë treguar kudo shembullore dhe më të mirat si studente. Ne kemi arritur një hap të fuqishëm, tanimë kërkesa jonë është futur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut me numër dhe protokoll dhe në çdo moment pritet të vendosetr si pikë në Rend të Ditës në Kuvend. Unë nuk mund të ju them se do kryhet ose nuk do kryhet, sepse duhet ta shohim rezultatin nga Parlamenti. Ne kemi letër zyrtare se tanimë është në Parlament dhe u është ndarë grupeve parlamentare”, deklaroi kryetari i BFI-së, Reis ul Ulema Haxhi Shaqir ef. Fetai.

Edhe Kisha Otodokse e Maqedonisë bashkë me BFI-në kanë kërkuar akreditim e shkollës së mesme të tyre, por në momentin e fundit janë tërhequr. Për Fetain kjo edhe pse mund të shkaktojë problem, ai nuk heq dorë na çuarja e procedurës deri në fund për në akreditimin e Medresesë “Isa Beu”.

“Para një muaji na doli një problem pasi Kisha Ortodokse Maqedonase e cila iu bashkangjit aksionit tonë që edhe bogosllavija e tyre të jetë shkollë e mesme si të gjitha, por para një muaj u tërhoqën nga ky qendrim. Nuk e dimë pse, por na thanë se ata nuk duan të jetë të akredituar. Megjithatë, ne vazhduam që Medresenë ta fusim në Parlament dhe të angazhohemi që kjo punë të finalizohet. Përpjekjet tona i bëmë maksimalisht me të gjithë faktorët, dhe të gjithë janë për të ndihmuar dhe shpresojmë në rezultat pozitiv të këtij aksioni që kemi marrë”, deklaroi kryetari i BFI-së, Reis ul Ulema Haxhi Shaqir ef. Fetai.

Fetai nuk dha më shumë detaje se kur akreditimi i Medresesë mund të ndodhet para deputetëve, por sipas tij, kjo gjë do të ndodh së shpejti në një nga seancat e radhës së Kuvendit.

Ai i bëri këto komente sot nga Gostivari ku mori pjesë në përcjelljen e gjeneratës së XI-të të mendresanteve të këtij qyteti.

Ndryshe, Medreseja “Isa Beu” si shkollë e mesme islame në Maqedoni është e regjistruar që nga viti 1984. /FLAKA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments