6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTiranë / Sfidat e mësimit online,ish ministresha e arsimit M.Tafaj: Metodologjia është...

Tiranë / Sfidat e mësimit online,ish ministresha e arsimit M.Tafaj: Metodologjia është e shekullit të kaluar

Shkollat dhe Universitetet janë mbyllur, ndërsa mësimi vijon online edhe pse pa një platformë digjitale. Myqerem Tafaj, ish-ministër i Arsimit, thotë se situata është mjaft e vështirë por sistemi arsimor ishte i papërgatitur për të përballuar atë. “Prioritare në këtë periudhë është shëndeti dhe pastaj duhet menduar se çfarë do të bëhet me nxënësit dhe studentët. Situata është e jashtëzakonshme dhe si e tillë e gjeti sistemin tonë të papërgatitur. Ne nuk kemi një platformë digjitale si shtetet e tjera por po bëhet të gjitha përpjekjet për të bërë më të mirën. Sistemi ynë nuk duhet të ishte kaq i papërgatitur, pasi rezulton se janë përdorur jo pak fonde”,-tha për “A2Cnn”.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Arsimit shprehet më tej se ky vit arsimor duhet të përfundojë, ndërsa thekson se problematika më e madhe është për maturantët. “Me këto përpjekje, mendoj se viti duhet të përfundojë. Më kritike është situata e maturantëve, të cilëve fillimisht duhet dhënë qetësi. Së dyti, ata kanë humbur diku te 5 javë mësim, jo më shumë se 7 apo 8 përqind të temave të reja. Duhet punuar që programi i tyre të bëhet më i thjeshtë dhe më i detajuar, Unë jam optimist dhe nëse në maj situata do të qetësohet dhe maturantët të kthehen në shkolla ose në qershor, sërish mund të gjendet një zgjidhje që provimet e maturës të zhvillohen. Kjo kërkon një punë shumë të madhe për mësuesit, të cilët ndoshta duhet të marrin edhe shpërblime për këtë”.

Në fund, Tafaj thotë më tej se kriza do të shoqërohet me një revolucion të vërtetë në arsim. “Mendoj se në mënyrë urgjente duhet të investohet për të digjitalizuar arsimin në të gjitha nivelet. Mund të kemi një përsëritje të virusit, por pas pandemisë digjitalizimi do të jetë motoja e arsimit. Kjo krizë tregoi se digjitalizimi është jetik për arsimin. Nxënësit dhe studentët e sotëm janë brezi i internetit, ndërsa metodologjia e arsimit është e shekullit të kaluar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments