12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTelefonata me shefin e OKB në Kosovë/ A. Vuçiçi: Gati të bashkëpunoj...

Telefonata me shefin e OKB në Kosovë/ A. Vuçiçi: Gati të bashkëpunoj me Prishtinën për korona virusin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, shprehu gatishmërinë e tij për, siç tha, bashkëpunim të plotë me autoritetet në Prishtinë, në luftën kundër koronavirusit.

Në një bisedë telefonike me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, Vuçic shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e koronavirusit në Kosovë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Beogradi është i vendosur për t’i ndihmuar serbët në Kosovë për të luftuar epideminë, tha Vuçic.

Komuniteti serb në Kosovë i raporton rastet e të prekurve me koronavirus në Serbi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se 27 persona nga mjediset serbe në Kosovë janë infektuar, ndërsa një ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se Vuçic dhe Tanin kanë biseduar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments