10 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaSportTiranë / Qeveria “hap thesin” për Kombëtaren e futbollit! 200 mln lekë...

Tiranë / Qeveria “hap thesin” për Kombëtaren e futbollit! 200 mln lekë fond për Euro 2024

Kuqezinjtë me 17 nëntor siguruan për herë të dytë në histori kualifikimin për në Europianin e vitit 2024.

Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 200 milionë lekësh për Kombëtaren e futbollit.

Mësohet se fondi do të jetë si mbështetje për ekipin përfaqësues, gjatë rrugëtimit në Europianin e vitit 2024 në Gjermani. Ashtu si edhe kryeministri njoftoi më herët, ky fond do ti shkojë federatës për të krijuar lehtësi në akomodimin, qëndrimin dhe stërvitjen e kombëtares në prag të Europianit.

Kuqezinjtë me 17 nëntor siguruan për herë të dytë në histori kualifikimin për në Europianin e vitit 2024, ndërsa do të përballen në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Kampionati europian i vitit 2024 do të startojë më 14 qershor, teksa finalja e madhe do të mbahet më 14 korrik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments