Thirret në polici kandidatja e Lëvizjes BESA, Hoxha i rreagon Agim Nuhiut: Po zbatoni urdhërat e VMRO-së (FOTO)

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha nëpërmjet Facebook-ut ka njoftuar opinionin se zv/ministri i BDI-së, Agim Nuhiu po ushtron presion ndaj kandidates për deputete nga radhët e Besës, Hatija Etemi, për një status në të shkruar në Facebook për masat ndaj ‘Covid-19’. Hoxha ka postuar edhe thirrjen e policisë që i është dërguar Hatije Etemit.

Më tej Hoxha shkruan se Nuhiu dhe BDI po zbatojnë urdhrat e VMRO-së.

“Në kohë kur shteti ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme, policia nën menaxhimin VMRO-DPMNE dhe BDI mundohet të ushtrojnë presion politik mbi kandidaten për deputete nga Lëvizja BESA znj. Hatije Azizi Etemi.

E sfidoj publikisht zv.ministrin e MPB-së, Agim Nuhiu që të del si burrat dhe të merret me punët që i takojnë dhe jo të merret me statuset e shkruajtura në facebook nga funksionarët e Lëvizjes BESA, aq më tepër kur këto shkrime nga znj. Hatije Azizi Etemi kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve dhe ajo si Këshilltare aktuale në Komunën e Tetovës e ka obligim të mbrojë interesin publik.

I nderuar z.Nuhiu, merruni me indikacionet për krim dhe korrupsion në rradhët e partisë tuaj si dhe filloni të kontrolloni statuset e shkruara nga njerzit tuaj që për çdo ditë hedhin vrerë dhe përdorin gjuhën e urrejtjes ndaj udhëheqësisë së Lëvizjes BESA, ndërsa hiqni dore nga forma juaj e shtetit policor që keni mësuar në bashkë qeverisje me VMRO-DPMNE.

Zgjedhjet nuk fitohen duke përdorur presion përmes policisë po ato fitohen me ofertë dhe program konkret që për fat të keq Agim Nuhiu dhe BDI nuk e kanë. Për këtë akt të turpshëm të policisë do njoftohen gjitha ambasadat dhe na vjen mirë që fytyra e vërtetë e qeverisjes së BDI-së u dëshmua edhe në këto kushte të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet shteti.” – Përfundoi Hoxha.