16.7 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaThe Economist-Indeksi i Demokracisë /,Shqipëria vendi 68,Maqedonia e Veriut (73)

The Economist-Indeksi i Demokracisë /,Shqipëria vendi 68,Maqedonia e Veriut (73)

Shteti më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Zelanda e re, Finlanda, Suedia, Islanda.

Shqipëria në Indeksin e Demokracisë, që publikohet nga revista e njohur The Economist, është renditur në vendin e 68.

Shqipëria renditet më mirë se Maqedonia e Veriut (73), Mali i Zi (74), Bosnjë Hercegovina (95), ndërsa më mirë në rajon është Serbia, në vendin e 63.

Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile. Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Shqipëria është më dobët në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, e njëjtë me vitin e kaluar. Më mirë Shqipëria renditet në kategorinë e “lirive civile”, me 7.06 pikë (ndonëse ky tregues ka qenë me rënie në dy vitet e fundit), e ndjekur nga “procesi zgjedhor dhe pluralizmi” me 7 pikë (njësoj me vitin e kaluar), funksionimi i qeverisë (6.43, nga 5.36 që ishte në renditjen e vitit të kaluar), kultura politike (5.6, në rënie nga 6.25 vitin e kaluar).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments