Thaçi: Do t’i propozoj Kuvendit dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

172

Sonte është mbajtur takimi i Këshillit të Sigurisë në objektin e kryeministrisë, shkruan IndeksOnline.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se  t’i propozoj Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtzakonshme në Kosovë në konferencë për media.

“Kosova nuk është vend i izolouar. Është e përfshirë nga koronavirusi 19 që paraqet shqetësim për të gjithë botën dhe njerëzimin. Edhe për Kosovën pas paraqitjes së rasteve, 19 raste. Tani do të ballafaqohemi me një të keqe që mund ta kalojmë vetëm bashkarisht. Realiteti është ky që është një realitet i hidhur por thrras për kujdes të shtuar, pa dashur të bëj panik.

Jemi në një rrethanë të papërjetuar më parë dhe si shtet duhet t’i marrim përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

Ne ballafaqohemi jo me një grip sezonal por me një virus vdekjeprurës prandaj duhet të angazhohemi të gjithë më të gjitha potencialet që kemi.

Duke respektuar Kushtetuten e vendit dhe ligjet un sonte kam thirrur në takim Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Pas konsultave me kryeministrin dhe këshillin e sigurisë dëshiroj të potencoj që të mos eskalohet situata më tutje.

Atë që e theksoj sante nuk e kam menduar kur që mund të vij ky moment që të deklaroj që jemi të detyruar që të propozojmë dhe deklarojmë, duke respektu kushtetutën e vendit.

Do ti propozoj Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtzakonshme në Kosovë. Ajo përfshin mobilizmin e tërsishëm dhe maksimal të FSK. Ky dekret po ndodh për shkak të fatëkeqsisë .

Me këtë dekret do të informohen qytetarët e vendit gjatë ditës së nesërme. Kur do t’i propozohet edhe Kuvendit.”, ka thënë ai. Transmeton Inseksonline, përcjell Telegrami.

Presidenti Hashim Thaçi flet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Geplaatst door IndeksOnline op Dinsdag 17 maart 2020