8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeThaçi dekreton Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër

Thaçi dekreton Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Të nderuar qytetarë siç jeni të informuar nga konsultimi që zhvillova me të gjithë përfaqësuesit dhe liderët e partive politike. Të gjitha këto parti vlerësojnë se Kosova duhet të letë qeveri të re, me përjashtim të një partie politike. Pas letrave që i kam dërguar kryetarit të LDK sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes së cilës ai konfirmojnë se i mbështet kriteret mbizotëruese për qeverinë e re, duke përfshirë sigurimin e shumicës parlamentare e cila mu dëshmua edhe faktikisht. në përpyhje me ketë letër informoj se sapo kam dekretuar z. Avdullah Hoti si të nominuar për kryeministër të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se të gjithë udhëheqësit  e partive politike në vend dhe të gjithë ne si qytetarë të Kosovës e kemi obligim kushtetues, moral e politik të kujdesemi për mirëqenien e shtetit tonë, shoqërisë tonë, furnizimin e rendit kushtetues.

“Në demokraci ndodhin edhe dallime. Dallimet politike mes nesh janë veçori për një demokraci të pjekur. Mospajtimet sjellin demokraci të shëndetshme. Këto dallime nuk duhet të shërbejnë që të dëmtojnë, ose veprime që cenojnë stabilitetin e Republikës sonë. Shtetit i Kosovës i cili kohë më parë shënoi 12 vjetorin e  ekzistencës ka një përvojë shumë të mirë në krijimin e fuqizimin e institucioneve demokratike në të gjitha nivelet. Kosova ka përvojë në ndryshime demokratike dhe ndryshim të rregullt të qeverive”, tha ai

Ai është shprehur se liderët institucional të Kosovës vijnë e shkojnë nga pushteti por respekti për shtetin e Kosovës është i përjetshme për të gjithë ne dhe kështu duhet të mbetet përgjithmonë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës sonë, sic edhe e dimë të gjithë ne Kosova po përballet me sprovën e madhe të COVID-19 e cila na bërë të gjithëve bashkë. më lejoni ta shprehë mirënjohjen për mjekët, policët, ushtarët që janë në krye të detyrës”, tha ai.

Presidenti pyetet nga gazetarët pse shkoi në Shqipëri: ” Veç për qef”, ia ktheu ai

Presidenti i vendit, Hashim Thaci është pyetur sot nga gazetaret për arsyen e vizitës së tij në Shqipëri.

Ka dy ditë që është duke u raportua në media se vizita e së martës e presidentit në Tiranë është bërë për ta sjellë në Kosovë, kreun e AKR’së, Behgjet Pacollin.

Për këtë cështje, sot presidenti është pyetur nga gazetarët në konferencë për media.

Ai ka deklaruar shkurtimisht se në Tiranë ka shkuar vetëm për qejf.

“Vec për qef”, tha Thaci, duke mos treguar detaje nëse është takuar me Pacollin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments