7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeThaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginë dha rezultat

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginë dha rezultat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve në Serbi tha se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha frytin e tij.

Ai shtoi se tashmë do të ketë më shumë deputetë që do të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në shtetin fqinj.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, shkroi Thaçi në Facebook.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments