Teuta Arifi:Bilall Kasami mendon se është ende në fushatë zgjedhore,në vend se të meret me mua, le të menaxhojë më mirë komunën.(Video)

394

Ish kryetarja e Komunës së Tetovës,zonja Teuta Arifi në emisionin e mëngjesit, “Utrinski Brifing”,të Sloboden Peçat ka folur rreth kontratave të publikuara nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ajo ka thënë se Kasami ende mendon se është në kampanjë zgjedhore,

Pas tre muajve heshtje, sot Teuta Arifi foli për akuzat nga Kasami duke thënë se ai nuk di të menaxhojë me problemet e komunës, informon Zhurnal.

“Kryetari aktual vazhdon të udhëheqë fushatë parazgjedhore edhe pse tanimë është kryetar. Më vjen keq që përshkak faktit që nuk di të menaxhojë me problemet e qytetit të cilat realisht janë të mëdha, ai meret me mua. Sa i përket akuzave se ka patur 800 njerëz të punësuar me kontrata në vepër, gjithsesi se nuk ka një gjë të tillë. Janë bërë pagesa të personave në komisione të ndryshme por nuk bëhet fjalë për punësime, por për angazhime të kryera për komunën. Nuk është korrekte të zvarriten emrat e njerëzve në opinion”, thotë Arifi.

Ajo shton se komunën e ka trashëguar me borxhe dhe gjithë këto vite ka punuar me këtë borxh dhe e ka menaxhuar komunën, mirëpo siç shprehet, qytetarëve nuk u intereson si e ka trashëguar por funksionimi i komunës.

“Përshkak paaftësisë të jep rezultate ai meret me mua. Merita e tij më e madhe deri tani është që hoqi korsitë e biçikletave. Të heqë 6 kilometra korsi të biçikletave në një qytet të stërndotur nuk është veprim i mirë. Arritja e tij e dytë është ndalimi i transportit publik që sapo kishte filluar ndërsa e treta është shtrenjtimi i parkingjeve për të cilat në fushatë thoshte se do të jenë falas”, thotë Arifi

“Ka pasur pagesa të ndryshme që u janë bërë personave fizik, nuk kanë qenë të gjithë të punësuar. Kjo është vetëm për të bërë një tregim, çdo qytetar dhe punonjës që ka punuar e ka kontribuar në komunë unë I qendroj prapa. Është e kundërligjshme të publikosh të dhëna personale, emra të personave. Kasami ka mbetur ne periudhen e kampanjës dhe ka dëshirë të udhëheqë dhe mendon se është ende në kampanjë”, tha Arifi.

Ndryshe, dit më parë kreu aktual hodhi akuza mbi ish kryetaren për punësimin dhe dhënjeien e pagave për mbi 800 punonjës në komunën e Tetovës. Kasami në vend se të meret me mua, le të menaxhojë më mirë komunën

https://www.slobodenpecat.mk/video-arifi-gradonachalnikot-kasami-treba-da-se-zanimava-so-tetovo-a-ne-so-mene/