Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës, thotë se pas paraqitjes së rastit të parë dhe më pas rritjes së numrit të të infektuarve, gjithsej 6, shtabi i krizave mori vendimet e nevojshme për të qenë të përgatitur në rast se numri I të infektuarve rritet.
Sipas saj, spitali Klinik në Tetovë është përgatitur me 400 shtretër dhe me kujdestari të plota. Masat e Qeverisë , shton Arifi respektohen, mirëpo ka edhe nga ato raste kur forcat e policisë është dashur të ndërhyjnë për mbyllje të ndonjë lokali ose të bëjnë arrestime.