6.8 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeTEUTA ARIFI ME DY PROJEKTE NË FUND TË MANDATIT! FILLIMI I PUNËVE...

TEUTA ARIFI ME DY PROJEKTE NË FUND TË MANDATIT! FILLIMI I PUNËVE DIHET, POR PËRFUNDIMI NUK SHIHET

Reagimet e qytetarëve janë se këto punë që po promovohen tash, janë vetëm pjesë e fushatës elektorale të kryetares aktuale, e cila publikisht ka marrë mbështetje nga pjesa dërmuese e kabinetit qeveritar të BDI-së se do të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Zyrtarizimi i kandidatëve pritet të bëhet më 4 shtator në Gostivar

Urim HASIPI

Tetovë, 31 gusht – Me mjetet e ndara nga Programi TAV për Komunën e Tetovës do të realizohen dy projekte. Bëhet fjalë për bulevardin “Bllagoja Toska” dhe shtratin e Lumit Shkumbin. Ende nuk dihet se sa do të zgjasin punimet për këto dy projekte të Komunës së Tetovës, të cilët kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi, ka filluar t`i realizojë në fund të mandatit të saj. Më 10 korrik Komuna e Tetovës nënshkroi kontratën në vlerë prej 30 milion denarë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe investitorin TAV, për rregullimin e plotë të shtratit dhe shëtitores të Lumit Shkumbin. Lidhur me atë se kur do të fillojnë punët për rregullimin e shtratit të Lumit Shkumbin, e pyetur nga Gazeta Koha, kryetarja Arifi nuk ka dhënë përgjigje konkrete as për fillimin apo mbarimin e punëve, por vetëm nënvizoi se shumë shpejtë edhe atje do të fillojnë punët. “Njëjtë sikurse që jeni të pranishëm në fillimin e punëve të Bulevardit ‘Bllagoja Toska’, po ashtu edhe në fillimin e punëve për atë projekt të rëndësishëm për Tetovën do të jeni të ftuar”, tha kryetarja Arifi.

Për rregullimin e shtratit dhe shëtitores së Lumit Shkumbin, Komunës së Tetovës i janë ndarë rreth 500 mijë euro nga programi TAV. “Parashihet të rregullohet shtrati në brendinë e lumit, pastaj të rregullohen shëtitore dhe vendet për qëndrim të qytetarëve. Ky projekt do të jetë një shërbim shumë i mirë për bashkëqytetarët tanë”, theksoi kryetarja Arifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments