19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Do të hiqet leja për hyrje në kafene me një dozë,...

Filipçe: Do të hiqet leja për hyrje në kafene me një dozë, nevojitet vaksinim i plotë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ekspertët e imunizimit përgatisin heqjen e lejes për hyrje në restorante dhe ngjarje të tjera për personat që kanë pranuar vetëm një dozë të vaksinës nga coronavirusi.

“Hyrja do të lejohet vetëm për personat që janë vaksinuar plotësisht”, tha Filipçe.

Ai shtoi se ekspertët kanë takime pune dhe se për një muaj do të lihet afat në mënyrë që qytetarët të imunizohen plotësisht.Qëllimi i ashpërsimit të masës është që sa më shumë qytetarë ttë vaksinohen”, tha Filipçe.
Ndryshe, masa që vetëm të vaksinuarit me të paktën një dozë të mund të hynë në kafene hyri në fuqi më 16 gusht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments