3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTeuta Arifi inspekton punimet e rikonstruimit të çerdhes në afërsi të Qendrës...

Teuta Arifi inspekton punimet e rikonstruimit të çerdhes në afërsi të Qendrës Sportive

Po zhvillohet rikonstruimi i objektit të çerdhes në afërsi të qendrës sportive, që është edhe objekti i fundit nga gjithsej 5 çerdhet e kopshtit për fëmijë “Rinia” në Tetovë, që arritëm ta rinovojmë tërësisht gjatë 8 viteve të kaluara.Bëhet fjalë për rikonstruim të plotë të hapësirave të çerdhes, që do të mundësojë siguri dhe kushte më të mira për fëmijët. Në vitin 2014 pikërisht në këtë objekt të çerdhes, arritëm që përmes projektit “Forume në bashkësi” të financuar nga Agjensioni zviceran për zhvillim të vendosim dyer dhe dritare të reja për tërë objektin e çerdhes.

Përmes politikave të menaxhimit të mirë, arritëm që të ulim borxhet e çerdheve dhe njëkohësisht të investojmë në infrastrukturën dhe kualitetin e procesit edukativ në të gjitha çerdhet e kopshtit për fëmijë “Rinia” në Tetovë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments