11.6 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeTETOVË: TURMA QYTETARËSH PARA BANKAVE

TETOVË: TURMA QYTETARËSH PARA BANKAVE

Në qytetin e Tetovës sot është vërejtur grumbullim I qytetarëve para bankave…. Dorëzimi I kartelave pagesore elektronike për shfrytëzuesit sic duket ka bërë që qytetarët të presin për të realizuar të drejtën e tyre ,nga fotot në rrjetet sociale dhe portale shihet që nuk po respekoheshin masat e qeverisë si distanca dhe mbajtja e maskës. Për këtë qytetarët fajësojnë Qeverinë dhe Ministrinë e Financave e cila si duket të gjitha hesapet i ka bërë që Stobanska Banka e Shkupit ti ketë shumicën e ndarjes së kartelave elektronike në krahasim me 8 bankat tjera . Janë ankuar qytetarë të ndryshëm që thonë se rrogën e marrin në bankë tjetër në Tetovë a kartelen elektronike ia kan dërguar ta ngrejë në Stopanska Banka Shkup njësia Tetovë. Kaos …

Si rezultat i situatës së fundit Shtabi I krizës pranë komunës së Tetovës ka bërë thirrje deri tek  bankat komerciale për mbajtje të rendit:

“Me qëllim që të evitohen skenare të padëshirueshme të infektimit të mundshëm si pasojë e grumbullimit në masë të njerëzve, apelojmë që bankat komerciale të rrisin numrin e rendmbajtësve në sportele dhe hapësirat e jashtme përpara objekteve bankare”, thonë nga Shtabi i Krizës- Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments