9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTetovë, lumi Shkumbin i “mbytur” në mbeturina

Tetovë, lumi Shkumbin i “mbytur” në mbeturina

Sasi e madhe e mbeturinave në pjesën e poshtme të shtratit të lumit Shkumbin. Banorët thonë se përveç që nuk pastrohen mbetjet me vite të tëra, autoritetet nuk ndërmarrin asgjë për t’i kapur ata që hedhin mbeturina në lum dhe rrezikojnë lagjen nga përhapja e ndonjë sëmundjeje.

“Mbeturinat, unë gati tredhjet vjet jam jashtë po sa janë s`dihet. Sa mund hedhin mbeturina këtu, sëmundje shfaqet çdo ditë këtu po çka tu them. Komunës çka ti them, 270 000 euro kam paguar shtëpinë dhe nuk kam kanalizim në mes të Tetovës, çka ti them tjetër. Dhe ky shtet ja na kthen me këto “lule të bukura” këtu”

“Dyzet e pesë vite sa jetoj unë këtu paramendoje këtu janë. Asnjëherë nuk kanë pastruar as komuna as njerëzit askush aspak. Kemi më shumë fëmijë këtu se të rritur por tani ka më shumë mbeturina se sa fëmijë”

Por përse ndodh kjo dhe përse gjithë këta mbeturina vetëm në një vend?  Organet komunale dhe sektori i punëve të brendshme shpjegojnë se kjo ndodh si pasojë e një pjese të lagjes së romëve, mbledhin mbetje gjatë ditës dhe në mbrëmje pas i selektojnë, ata mbetjet i hedhin këtu në shtratin e lumit Shkumbin. Nga komuna, vazhdojnë të premtojnë se së shpejti do të pastrohet lumi.

Komuna e Tetovës:

“Me pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit do të fillojmë në fund të marsit ose në fillim të prillit”

Nga Ndërmarrja Publike komunale, përgjegjëse për largimin e mbeturinave, kërkojnë ndihmën e inspektorëve dhe policëve.

Ndodh zhdukja e kontejnerëve edhe atë jo vetëm në atë lagje por edhe nëpër shumë të tjera. Ne kemi informuar edhe inspektorët komunal edhe policinë me këtë problem që paraqitet mirëpo nuk kemi informatë kthyese për masat e marra që të mos përsëriten këta dukuri në qytetin tonë- deklaroi Xhelal Ceka. Drejtor i NPK Tetova.

Për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit Shkumbin, komuna në vit harxhon mbi 850 000 denarë.

Bashkim Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments