5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë: Kërkohet shtyrja e fillimit të mësimit për tre javë

Tetovë: Kërkohet shtyrja e fillimit të mësimit për tre javë

Komuna e Tetovës sot ka mbajtur mbledhjen e Shtabit të Krizës ku ka diskutuar për gjendjen me koronavirusin.

Është bërë e ditur se do të hapen pika të reja të vaksinimit, ndërsa është kërkuar edhe shtyrja e fillimit të mësimit për një javë,

Si pikë e parë e vaksinimit nga nesër e (premte 26.08.2021) do të fillojë me punë qednra e vaksinimit tek Muzeu i Qytetit apo ish Shtëpia e Armatës që do funksionojë me 3 ndrime nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 24:00 të mesnatës, si dhe pika e re e vaksinimit në ambulantën e fshatit Poroj. Apelojmë që përsonat me simptoma të covid19 të mos vetëtrajtohen apo të pranojnë terapi në kushte shtëpiake, pasiqë një veprim i tillë vetëm përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore, sepse shumë pacientë vijnë dhe paraqiten në qendrat spitalore me pasqyrë të rëndë klinike dhe gjendje dukshëm të përkeqësuar shëndetësore, që e bën trajtimin e suksesshëm të tyre më të vështirë dhe në raste edhe të pamundshëm”.

“Gjithashtu apelojmë që qytetarët gjatë pritjes në radhë në spitale apo në qendrat e vaksinimit të mbajnë distance fizike, duke mbrojtur kështu veten dhe të tjerët nga infektimi i mundshëm. Për të rritur numrin e testeve të shpejta dhe mundësinë të regjistrimit sa më real të rasteve të detektuara me covid19 në komunën e Tetovës, kërkojmë nga Ministria e shëndetësisë së RVM, që të mundësojë realizimin e testeve të shpejta edhe në Shtëpinë e shëndetit publik në Tetovë”.

“Duke marrë parasysh situatën e rënduar epidemiologjike në Tetovë dhe Pollog, kërkojmë nga Ministria e arsimit dhe Shtabi i krizës pranë qeverisë së RMV, shtyerjen e fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike për 3 javë, për të gjitha nivelet e arsimit, atë fillor, të mesëm dhe të lartë. Duke marrë parasysh faktin se kjo gjendje mbizotëron edhe në komunat tjera përreth, apelojmë që edhe komunat tjera të pollogut ta përkahin këtë kërkesë, që së bashku të kontribojmë në reduktimin e rasteve të reja të infektimit”.

“Gjithashtu kërkojmë që i gjithë stafi arsimor dhe teknik në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës të vaksinohet deri në filimin e vitit shkollor me prezencë fizike, respektivisht deri me 20.09.2021, meqë pas këtij afati do të kërkohet prej tyre që çdo 72 orë të tregojnë dëshmi për test të shpejtë negativ, shpenzimet e të cilit do të duhet t’i bartin vetë“, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments