17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë/ Identifikohen edhe 5 burime të reja të infeksionit me Kovid 19,derë...

Tetovë/ Identifikohen edhe 5 burime të reja të infeksionit me Kovid 19,derë më derë do shpërndahen 30.000 maska mbrojtëse

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka njoftuar se në këtë komunë janë identifikuar edhe 5 burime të ri të infeksionjit me COVID19, andaj është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë shumë të kudesshëm dhe të respektojnë masat dhe rekomandimet e organeve kompetente shëndetësore. Arifi apelon deri tek të gjithë qytetarët që të ndjekin mënyrën formale të trajtimit mjekësor, repsketivisht në rast nevoje të respektojnë protokolin shëndetësor duke u paraqitur tek mjekët amë dhe tek institucionet kompentente shëndetësore.

Tridhjetë mijë maska mbrojtëse ka marrë komuna e Tetovës nga institucionet qeveritare për të cilat nga Shtabi i Krizës bënë të ditur se një pjesë do të shpërndahen deri te shtëpitë e qytetarëve. Shtabi i Krizës sot mbajti mbledhjen e nëntë.

“Qeveria pozitivisht iu përgjigj kërkesës së Shtabit të Krizës të Komunës së Tetovës dhe pranuam donacion prej 30.000 maskave mbrojtëse të cilat do të shpërndahen në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa një pjesë e tyre do të shpërndahen edhe deri te të punësuarit në NPK Tetovë dhe Njësiti Territorial Zjarrfikës, të cilët çdo ditë po bëjnë dezinfektim të rrugëve dhe e mirëmbajnë higjienën në Komunën e Tetovës”, theksoi kryetarja Teuta Arifi pas mbledhjes së sotme të Shtabit të Krizës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments