15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë, humaniteti nuk “Izolohet”, bamirësit ndihmojnë nevojtarët

Tetovë, humaniteti nuk “Izolohet”, bamirësit ndihmojnë nevojtarët

Në kohë të pandemisë dhe izolimit, shoqata humanitare “Shpresa e re”, për çdo ditë është duke shpërndarë rreth 100 bukë për nevojtarët e qytetit të Tetovës. Nga kjo shoqatë thonë se financimi  bëhet nga disa humanistë dhe kompani, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet që kjo shoqatë të  shpërndajë edhe 50 pako për çdo javë për familjet që kanë më shumë  nevojë.

“Arsyeja është se fëmijët kur zgjohen nga gjumi kërkojnë bukë, ne funksionojmë diku 14 ditë  me shpërndarje të bukëve, pastaj  planifikojmë të ndajmë edhe pako me ushqime të cilët do të shkojnë tek familjet e personave me nevojë”, tha Naser Asani, “Shpresa e Re”.

Ndërsa “Agimi i Bamirësisë”  në  këtë periudhë është duke ndarë rreth 500 pako ushqimore në të gjithë territorin e Republikës, me qëllim që në kohë të pandemisë  të zbusë varfërinë.

“Si pasojë e pandemisë që gjendemi nga covid 19,  kërkesat edhe nevojat ishin shumë të mëdhaja , duke e quajtur “bamirësia nuk izolohet” e planifikuam pas 80 pakove të para të bëjmë një grumbullim deri në 500 pako  ku shpërndarja të jetë në nivel republikan”, VISAR XHAFERI, shoqata humanitare “Agimi i Artë”.

Në  territorin e Komunës së Tetovës pako ushqimore ndan edhe shoqata humanitare: “Jetimët e Ballkanit ”, “Kalliri i mirësisë” dhe shumë  humanistë që dëshirojnë të mbesin anonimë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments