Në rajonin e Tetovës prej 16 deri më 20 mars janë evidentuar 295 persona të cilët kanë nënshkruar deklaratë për vet-izolim shtëpiak, në drejtim të parandalimit të përhapjes së Koronavirusit, njoftoi SPB-Tetovë.
Nga këtu njoftojnë se policia po kontrollon nëse të vet-izoluarit u përmbahen rekomandimeve. Gjatë ditës sipas SPB-së kontrollohen të vet-izoluarit nëse janë në shtëpi apo kanë lëshuar objektin e banimit.
MPB-ja njoftoi se më 17 mars një person nga Tetova ka shkelur masën e vet-izolimit dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate.