10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTetova pa ujë, reagon ASH Tetovë (VIDEO)

Tetova pa ujë, reagon ASH Tetovë (VIDEO)

Tetova dhe qytetarët saj për të shtatën ditë me rradhë janë pa ujë, pa gjënë më kryesore të mbijetesës sonë! Qytetarët e Tetovës nuk kanë ujë për pije, e as për higjienë personale në kohë pandemie. Dështimet e kësaj administrate komunale e kanë shndërruar Tetovën si një qytet mesjetar, ku çdo tetovar kryefjalë të ditës e ka mungesën e ujit.


Udhëheqësia e Komunës se Tetovës ka dështuar të veprojë në mënyrë efektive dhe në kohë të duhur për të sanuar një difekt që po i lë tetovarët pa ujë.
Në bazë të informacioneve tona, ky problem është shkaktuar diku në Malësinë e Tetovës, ndërmjet fshatit Bozofcë dhe Leshnices, ku ka patur rrëshqitje (erozion) toke, me çka eshte dëmtuar ujësjellsi që furnizon qytetin e Tetovës me ujë. Erozionet e këtilla shkaktohen si pasojë e hapjes së rrugëve që çojnë drejt hidrocentraleve të shumta private të oligarkëve të afërt me pushtetin e që po ndërtohen kudo duke shkatërruar bjeshkë e male, bashkë dhe gjithë ekosistemin dhe bukuritë e Malit Sharr.
Tetova jo vetëm këto shtatë ditë por vazhdimisht ka patur probleme me ujin e pijshëm, por rasti i fundit ka tejkaluar durimin e çdo tetovari që po përballet me mungesën e ujit.
I bëjmë thirrje Kryetares së Komunës znj. Arifi dhe Ndërmarrjes publike “Tetova” që sa më shpejtë t‘i ndërmarrin masat e domosdoshme që t’ju sigurojnë ujin tetovarëve, të kërkojnë ndihmë nga Qeveria dhe institucionet shtetërore dhe t‘ju dalin në ndihme rreth këtij problemi qe pa fajin e tyre e pësojnë tetovarët, madje edhe në kohë pandemie kur kujdesi mbi shëndetin dhe pastërtinë janë mbi të gjitha.
Të nderuar bashkëqytetarë të mi. Sot është paraqitja e parë si kryetar dege i ASH, e kisha menduar të ndaj shqetësime me ju për shumë probleme tjera siç janë: mungesa e parqeve për fëmijë, cerdheve, mungesa e parkingjeve, shkollave të reja, e deri te teatri, i cili nuk ka përfunduar edhe pas 10 vitesh, po kurrë s‘e kisha menduar se paraqitja ime e parë do te jetë për mungesën e gjësë më elementre për jetën e njeriut sic është UJI. Të dashur tetovarë, kjo është edhe një nga shumë dëshmitë për keqmenaxhimin e Kryetares se Komunes se Tetovës, që qytetarët e saj i lë pa ujë në shekullin 21, në kohë pamdemie, pas dy mandatesh Kryetare e Tetovës imagjinoni cfar absurdi dhe çfar turpi njëkohësisht.
ASH Tetovë
Muzafer Etemi
Kryetar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments