8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeTetova në vetizolim, qytetarët mbushin shtëpitë me miell dhe vaj / Video

Tetova në vetizolim, qytetarët mbushin shtëpitë me miell dhe vaj / Video

Masat e marra nga qeveria që të mbyllen të gjitha lokalet, kanë dhënë efekt në qytetin e Tetovës.  Qendra e qytetit të Tetovës është pothuajse e boshatisur, ku në rrugë mund të vëreje vetëm pak qytetarë. të anketuar nga Televizioni 21 qytetarët me mendime të ndara për masat e qeverisë që të mbyllen të gjithë lokalet përpos  dyqaneve  me produkte ushqimore dhe barnatoreve.

“Jo kjo është panik është e gjitha e kotë biznes është”, tha një qytetar.

“Është një preventivë e mirë patjetër duhet të bëhet, situata të detyrojë qeverinë edhe ne si qytetarë duhet të ndërgjegjësohemi dhe ta përkrahim”, deklaroi një qytetar.

“Kjo është një propagandë e madhe në Maqedoni dhe qytete, duhet të ketë një kohë se kur të hapen dhe të mbyllen që të mos ketë shumë fluks të qytetarëve”, pohoi një qytetar.

“Disa ditë duhet po të ketë“, theksoi një qytetar.

Por situata është më ndryshe në rrugën industriale në Tetovë ku janë edhe shumica e depove të materialeve ushqimore me shumicë. Në këtë pjesë të qytetit të Tetovës frekuentimi  i qytetarëve është i madh. Shumica prej tyre janë duke blerë produktet më kryesore ushqimore, si miell dhe vaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments