Edhe pse në Tetovë janë të regjistruara mbi 40 000 makina, qyteti nuk ka më shumë se 800 vende parkimi. Kjo situatë shkakton kaos të përditshëm në komunikacion. Rrugët gjithmonë janë të bllokuara nga makinat e parkuara kudo. Banorët akuzojnë komunën, për mos-gjetjen e zgjidhjes.
“Ndodh shumë shpesh të vij këtu të parkohem dhe nuk ka vend. Nuk janë fajtor këto të parkingut, por komuna duhet ta zgjidh këtë problem sepse Tetova ka shumë numër të madh të automjeteve. Më shumë parkingje duhet të ketë, edhe e paguajmë edhe nuk kemi parking”.
“Çdo ditë nga dy tre herë në ditë duhet ta lus atë zotërinë lartë të më gjej vend. E gjithë kjo është faj i komunës jo faj i yni”.
Inxhinierët e planifikimit hapësinor thonë se këtë problem e kanë rënduar edhe më shumë ndërtimet pa leje të viteve të fundit. Të njëjtat sipas tij, janë legalizuar edhe përkundër faktit se nuk kanë paraparë vend parkimi.
Çështja e legalizimit e shkatërroi shumë çështjen e parkingjeve, shkaku se vetëm si objekt legalizohet ndërsa kushtet e parkimit nuk janë paraparë askund ndërsa legalizime siç dihet ka me mijëra”-tha Elmir Mustafai. Inxhinier i planifikimit hapësinor
Komuna e Tetovës, ka paraparë në tre pika ndërtimin e garazheve shumëkatëshe, madje pati edhe vendim të këshillit komunal, por që atëherë, ashtu sikurse shumë premtime të tjera, mbetën vetëm në letër.
Bashkim Sulejmani