10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeGRENELLI NESËR VIZITON KOSOVËN

GRENELLI NESËR VIZITON KOSOVËN

I dërguari i Posaçëm i Presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë së bashku me delegacionin e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit (DFC), njofton Insajderi.

Siç raportojnë mediat në vend, arsyeja e vizitës së Grenellit është për të parë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ekonomike mes dy vendeve.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se do të vijë një delegacion i SHBA-së në Kosovë për të negociuar për marrëveshjen e nënshkruar në fillim të shtatorit. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments