11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeTetova gdhiu me minus 11 gradë celcius këtë mëngjes

Tetova gdhiu me minus 11 gradë celcius këtë mëngjes

Kemi një mëngjes të ftohtë në Maqedoni.

Më ftohtë është në Mavrovë ku janë matur -16 gradë. Në Manastir dhe Berovë sot në mëngjes temperatura minimale është -14 gradë, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -12, në Tetovë dhe Dibër -11, në Prilep, Ohër dhe Pretor -10, Shtip -9, Strumicë dhe Demir Kapi – 8, Shkupi -7, Kumanovë -6 dhe në Dojran -3 gradë.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, shumë i ftohtë dhe me erë.

Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa në zonat malore dhe në verilindje do të ketë dëborë të dobët lokale. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 4 gradë.

I ftohti polar ka goditur edhe rajonin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments