12.2 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeTetova fitoi shkollën Rosa për gjidhënie – donacion nga Birraria Shkupi dhe...

Tetova fitoi shkollën Rosa për gjidhënie – donacion nga Birraria Shkupi dhe Ministria e Shëndetësisë

Shkolla e gjidhënies pranë Spitalit klinik të Tetovës është hapur në kuadër të fushatës afatgjatë të Rosa-s me titull “Mbështetje për gjidhënien” në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sot në kuadër të IShP Spitalit klinik Tetovë është hapur shkolla për gjidhënie Rosa, donacion i Birrarisë Shkupi dhe kompanisë Coca-Cola përmes brandit Rosa, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky bashkëpunim afatgjatë filloi në vitin 2018 me hapjen e Shkollave të Prindërimit Rosa, e më pas edhe Shkollave për Gjidhënie Rosa, me qëllim mbështetjen e prindërve të ardhshëm për t’u përballur me sfidat që sjellin rolet e reja. Si shkollat tjera, ashtu edhe në shkollën Rosa të Tetovës, nënat e reja do të kenë mundësi të pranojnë ndihmë profesionale falas, këshilla dhe edukim të duhur për procesin e gjidhënies dhe prindërimit, në përgjithësi, në një hapësirë ​​tërësisht të rinovuar dhe me pajisje bashkëkohore.


Shpenzimet për renovimin dhe pajisjen e hapësirave janë siguruar drejtpërdrejt nga Birraria Shkupi përmes fushatës me të cilën ndan një denar nga çdo shishe Rosa të shitur prej 1,5 dhe 0,5 litrash.

Në konferencën e sotme për shtyp në Spitalin klinik në Tetovë, mbajtën fjalime Dushan Mitrev, drejtori i përgjithshëm i Birrarisë Shkupi dhe Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, të cilët nënshkruan memorandum të ri bashkëpunimi me të cilin Birraria Shkupi dhe Ministria e Shëndetësisë u zotuan që në vitin 2024 do të hapen edhe dy shkolla të reja për gjidhënie Rosa në të gjithë vendin.


„Na paraqet kënaqësi të madhe që sot hapim një shkollë tjetër Rosa për gjidhënie, përmes së cilës kontribuojmë në kujdesin dhe rritjen e duhur të foshnjave dhe edukimin e duhur të prindërve të tyre. Jam krenar që ky projekt, të cilin po e zbatojmë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, është zbatuar me sukses që nga viti 2018 dhe deri më tani ka rezultuar në 9 Shkolla të Prindërimit Rosa dhe 6 Shkolla për Gjidhënie, përfshirë këtu edhe shkollën e sotme dhe atë që së shpejti do të hapet në Shkup. Vazhdojmë vitin e ardhshëm me motivim edhe më të madh për të realizuar angazhimet tona për të mbështetur komunitetin”, tha Dushan Mitrev, Drejtor i Përgjithshëm i Birrarisë Shkupi.

Në kuadër të shkollave Rosa, prindërit e rinj kanë mundësinë të konsultohen me një ekip ekspertësh – pediatër, gjinekolog, obstetër dhe infermiere patronazhi për avantazhet e gjidhënies ekskluzive, si dhe për çështje të tjera aktuale që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e shtatzënisë, kujdesin ndaj grave shtatzëna, përgatitjet për lindjen, kujdesin dhe ushqyerjen e të porsalindurit. Këtë muaj, përveç spitalit në Tetovë, me mbështetjen e Birrarisë Shkupi, po pajisim edhe një shkollë të re për gjidhënie në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku gjidhënia është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët e lindur para kohe, të cilët trajtohen në këtë klinikë”, tha Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.


Shkollat ​​e gjidhënies dhe prindërimit Rosa kanë një rëndësi jashtëzakonisht strategjike për Birrarinë Shkupi. Mbështetja që Rosa u ofron prindërve të rinj, si dhe përmirësimi i kushteve për të gjithë prindërit dhe të porsalindurit e ardhshëm janë vetëm një pjesë e angazhimeve të Birrarisë Shkupi, synimi i së cilës është të jetë partner afatgjatë i të gjithë komunitetit, në të gjitha segmentet e ekzistencës së saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments